Ndërlidhjet

Kërkesa palestineze diskutohet prapa dyerve të mbyllura


Këshilli i Sigurimit zhvilloi të hënën një takim të mbyllur për një diskutim paraprak lidhur me kërkesën palestineze për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara.

Diplomatët thanë se takimi nuk kishte për qëllim të prodhonte çfarëdo vendimi.

Autoriteti palestinez, Mahmud Abaz, parashtroi të premtën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kërkesën formale për njohjen e Palestinës si shtet anëtar në këtë mekanizëm.

Katër fuqitë e përfshira në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t’u kthehen, sa më parë, bisedimeve për ta gjetur zgjidhjen e konfliktit të tyre.

Mirëpo, Abaz tha të dielën në Ramallah se nuk do të ketë bisedime përderisa Izraeli nuk ndalon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor-gjë, që sipas Izraelit, është një parakusht i paranueshëm.
XS
SM
MD
LG