Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi ndaj Timoshenkos


Gjykimi i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, pritet të vazhdojë gjatë ditës në Kiev pas një pauze dy javore.

Timoshenko-figurë udhëheqëse e opozitës ndaj administratës së presidentit, Viktor Janukoviq, është para gjyqit që nga muaji qershor me akuzën për keqpërdorim të postit zyrtar lidhur me një marrëveshje të nënshkruar me Rusinë në vitin 2009.

Po që se shpallet e fajshme, Timoshenko mund të dënohet me 10 vite burg.

Prokurorët thanë se marrëveshja, të cilën e ka ndërmjetësuar Timoshenko, çoi në ngritjen e tepruar të çmimeve të cilat Ukraina u deshë t’ia paguaj Rusisë për furnizim me gaz.

Timoshenko, e cila hedh poshtë të gjitha akuzat, tha se po gjykohet padrejtësisht me prapavijë politike.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ua kanë tërhequr vërejtjen autoriteteve ukrainase rreth ndjekjeve poitike, ndërsa kanë sugjeruar që të ndërpritet fare rasti ndaj Timoshenkos.

Kryeministrja ukrainase, Mikola Azarov, ka tentuar të bind Rusinë që ta rishikojë kontratën e marrëveshjes për gazin.
XS
SM
MD
LG