Ndërlidhjet

logo-print

Kriza në Evropë frikëson botën

  • RFE /RL

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se kriza e borxheve në Evropë “po e frikëson botën”, ndërsa akuzoi liderët e eurozonës të mos kenë punuar në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Duke folur të hënën gjatë një vizite në zonën e teknologjisë së lartë në Kaliforni- Silicon Valley, Obama tha se ekonomia amerikane ka pësuar rënie gjatë këtij viti për shkak të problemeve në botë-përfshirë Pranverën Arabe që çoi në ngritjen e çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për gjendjen financiare të shteteve evropiane, veçanërisht Greqinë.

Kjo e fundit mbetet e rrezikuar nga dështimi që të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet e veta deri në muajin e ardhshëm, nëse ky vend nuk shtrëngon masat ekonomike dhe nuk merr një paketë ndihmëse nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. (e.p.)



XS
SM
MD
LG