Ndërlidhjet

OKB: Depot e armëve të Gadafit-rrezik i madh


Nënsekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara për cështje politike i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vendos kontrollin mbi rezervat e armëve në Libi para se ato të bien në duart e terroristëve.

B. Lin Peskoull i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se lideri në arrati, Muamer Gadafi, ka lënë prapa depo të mëdha të armëve, në të cilat vlerësohet se gjenden edhe raketa tokë-ajër dhe armë bërthamore.

Paskoull tha së Këshilli Kombëtar Tranzicional ka gjetur në javën e kaluar një depo të armëve të padeklaruara bërthamore në Xhufra, 435 kilometra në jug të Tripolit-gjetje kjo të cilën janë duke e studiuar organizatat e ngarkuara për monitorimin e armëve bërthamore.

“Përhapja e këtyre armëve dhe rreziku që ato të bien në duart e terroristëve janë çështje shumë shqetësuese”, tha ai.

Kreu ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Tranzicional, Mahmud Xhibril, i tha këshillit se, derisa nuk kapet Gadafi, ai do të vazhdojë të mbetet një kërcënim siç janë terroristët e Al Kaidas, për shkak të ndikimit që presdienti i dëbuar ka ende mbi disa zona në Libi.

Komenet e dy zyrtarëve për këtë çështje u bënë në kohën kur po vazhdojnë luftimet për marrjen nën kontroll të bastioneve të mbetura të Gadafit-përfshirë vendlindjen e tij Sirten.
XS
SM
MD
LG