Ndërlidhjet

Moska vazhdon mbështetjen për Beogradin karshi Kosovës



Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Konuzin, ka thënë sot në Beograd se “Moska mbështet qëndrimin e Beogradit për Kosovën dhe bisedimet Prishtinë – Beograd”.

“Qëndrimi i Rusisë mbi Kosovën është stabil. Sikurse edhe Serbia, angazhohemi që ky problem të zgjidhet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare në pajtueshmëri me vendimet e Kombeve të Bashkuara, para së gjithash të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Konuzin, njoftojnë mediat serbe.

“Për fat të keq, pala tjetër dhe ata që e mbështesin atë, kanë qëndrime të ndryshe, të cilat nuk janë në pajtim me OKB-në, nuk janë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të arritura në dialog”, ka thënë ambasadori rus.
XS
SM
MD
LG