Ndërlidhjet

Protestë për të dënuar vrasjen e Rabanit


Qindra protestues janë mbledhur në kryeqytetin afgan për të dënuar vrasjen e ish-presidentit, Burhanudin Rabani.

Sipas raporteve të mediave, mbështetësit e etnisë taxhike brohorisnin “Vdekje Paksitanit” dhe “Vdekje talebanëve”.

Rabani që vet i përkiste taxhikëve, ishte kryetar i një këshilli qeveritar icili kishte për synim arritjen e paqës me talebanët.

Talebanët, ndërkaq, nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e Rabanit.

Të hënën, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë për Afganistanin, bëri të ditur se ka arrestuar një figurë kyçe në vrasjen e Rabanit, ndërsa nuk hodhi poshtë mundësinë që lidershipi i lartë i talebanëve të jetë i përfshirë në këtë gjë.
XS
SM
MD
LG