Ndërlidhjet

logo-print

Aventurat e Asteriksit marrin fund për krijuesin e tyre


Albert Uderzo, bashkëkrijuesi i personazhit të mirënjohur Asteriks, ka vendosur të mos vizatojë më. Në moshën 84 vjeçare, Uderzo tha se kjo nuk nënkupton fundin e njërit prej heronjëve më të njohur francez të librave komikë.

Ai bëri të ditur se tashmë ka gjetur disa pasardhës, që do ta vazhdojnë trashëgiminë e tij.

Asteriksi dhe miku i tij Obeliks, së pari u shfaqën në librat komikë në tetor të vitit 1959.

Që prej atëherë, aventurat e tyre përballë pushtuesve romakë janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë.
XS
SM
MD
LG