Ndërlidhjet

logo-print

Merkel e Papandreu flasin për krizën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Greqinë në rifitimin e besimit të tregjeve.

Këto komente Merkel i bëri në një takim të biznesmenëve gjermanë, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri grek, George Papandreu.

Ajo tha se “ka respekt të plotë” për reformat strukturale të nxitura nga Athina zyrtare.

Sidoqoftë, Merkel theksoi se Gjermania “nuk është e gatshme” për programe të tjera stimuluese të ekonomisë me të cilat do të rritej kërkesa.

Papandreu, ndërkaq, u tha biznesmenëve gjermanë se shteti i tij ka “potencial të madh”, ndërsa u bëri thirrje që të investojnë në Greqi.

“Kritikat e vazhdueshme drejtuar Greqisë janë thellësisht frustruese-frustruese jo vetëm në nivelin politik, ku po bëhet një përpjekje super-njerëzore për të përmbushur kriteret e rrepta në kohën e thellimit të recensionit, por frustruese edhe për grekët që janë duke bërë sakrifica të dhimbshme dhe ndryshime të vështira”, tha Papandreu.

Merkel dhe Papandreu pritet të zhvillojnë bisedimet për këtë çështje më vonë gjatë ditës.

Takimi vjen dy ditë para votimit të rëndësishëm në parlamentin gjerman mbi zgjerimin e fondit ndihmës së euro-zonës.
XS
SM
MD
LG