Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Incidenti në Jarinë ndikon keq në bisedime


Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, ka thënë se incidenti në Jarinë, ka ndikim të keq në bisedimet midis dy delegacioneve.

Ai i tha agjencisë Beta se ngjarjet në Jarinë dëshmojnë se “ka fuqi”, të cilat nuk duan ta zgjidhin problemin me rrugë paqësore dhe të cilat janë të gatshme që për këtë të “gjuajnë në njerëz të pafajshëm”.

“Kjo bëhet me qëllimin që Serbia të heqë dorë nga dialogu dhe kësisoji të fajësohet se nuk dëshiron zgjidhjet paqësore”, ka thënë Stefanoviq.

Në ndërkohë, bisedimet parashihet të fillojnë në orën 18:00.
XS
SM
MD
LG