Ndërlidhjet

logo-print

Talebanët mohojnë lidhjet me Pakistanin


Talebanët kanë hedhur poshtë akuzat se janë aleatë apo kanë çfarëdo lidhje me qeverinë e Pakistanit.

Përmes një deklarate ky grup theksoi se nuk ka asnjë bazë në Pakistan.

Deklarata u lëshua në gjuhën angleze në faqën e internetit të “Zërit të Xhihadit”.

Talebanët hodhën gjithashtu poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se rrjeti Hakani, njëri nga aleatët kryesor të tij, të ketë marrëdhënie me shërbimin inteligjent të Pakistanit.

Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, Majk Mullen, akuzoi së fundi shërbimin inteligjent të Pakistanit për mbështejen e rrjetit Hakani.

Shtetet e Bashkuara akuzuan këtë rrjet gjithashtu lidhur me sulmin e 13 shtatorit të ambasadës amerikane në Kabul-sulm gjatë të cilit ishin vrarë 14 njerëz.

Të hënën, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Mark Touner, tha se Shtetet e Bashkuara jën duke shqyrtuar mundësinë që ta vendosin rrjetin Hakani në listën e grupeve terroriste.
XS
SM
MD
LG