Ndërlidhjet

Platini: Ukraina do të jetë gati për vitin 2012


Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, shprehi bindjen që Ukraina të jetë e gatshme me kohë për të qenë nikoqire e Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm.

Këto komente ai i bëri pas vizitave në katër qytete ukrainase që, në qershor të vitit të ardhshëm, do të udhëheqin turneun bashkarisht me katër shtete në Poloninë fqinjë.

Ai mirëpriti progresin e “jashtëzakonshëm” që Ukraina ka bërë në përgatitjet e saja, por shtoi se kanë mbetur ende “disa probleme të vogla” siç është kulmi i papërfunduar mbi stadiumin në Lviv dhe pistat tejet të shkurtëra të aeroportit Donetsk.
XS
SM
MD
LG