Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja ndëshkon keqpërdoruesit e liberalizimit të vizave


Bosnja paralajmëroi se do të ndërmarrë masa ndaj qytetarëve të saj që kanë keqpërdorur udhëtimin pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i sigurisë së Bonjsës, Sadik Ahmetoviq, i tha një radioje lokale se qeveria e tij “do të marr vendime që do të jenë kufizuese për ata që kanë keqpërdorur regjimin pa viza”.

Mediat lokale raportuan së fundi dokumente të brendshme të ministrisë së jashtme të këtij shteti, në disa nga të cilat Brukseli tërheq vërejtjen për fluksin e madh të boshnjakëve në shtetet e zonës Shengen.

Boshnjakët kanë mundur të udhëtojnë pa viza për në BE që nga mesi i dhjetorit të vitit 2010.

Sidoqoftë, BE-ja vendosi një sistem të rreptë monitorimi dhe kërkoi të suspendojë vendimin për udhëtime pa viza për shkak të keqpërorimit të shtuar të tij dhe numrit të madh të azilkërkuesve.
XS
SM
MD
LG