Ndërlidhjet

Gudeleviq: Barrikadat duhet të hiqen


Zëdhënësja e misionit të BE-së në Kosovë, Irina Gudeleviq, ka deklaruar se barrikadat në pjesën veriore të Kosovë, duhet të hiqen.

“Barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen”, i tha Gudeleviqi agjencisë Beta, dhe shtoi se “fundi i fundit, njerëzit që më së shumti dëmtohen, janë ata që jetojnë në afërsi të tyre dhe kjo e bënë jetën e tyre edhe më të vështirë”.

Njëherësh, zyrtarë të tjerë të EULEKS-it, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se një veturë e këtij misioni është dëmtuar nga banorët lokalë në veri të Mitrovicës, si kundërpërgjigje ndaj incidenti të sotëm në Jarinë.

Zëdhënësi i EULEKS-it Nik Hauton tha se “vetura është dëmtuar në veri të Mitrovicës dhe me gurë i janë thyer dritaret”.
XS
SM
MD
LG