Ndërlidhjet

Tadiq: Thirrje për qetësim të situatës në veri


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka shprehur sot brengosje të madhe për përleshjet dhe për përkeqësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës për përmbajtje dhe qetësi.

“Apeloj për qetësimin e situatës, sepse ruajtja e paqes dhe e dialogut është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve”, tha Tadiq dhe shtoi se “forcat ndërkombëtare janë aty për t’i mbrojtur qytetarët duarthatë, e jo të përleshen me ta”.

Ai i ka bërë thirrje KFOR-it për “përmbajtje maksimale”, kumtoi presidenca e Serbisë.
XS
SM
MD
LG