Ndërlidhjet

BE: Dënohet dhuna kundër ndërkombëtarëve në veri të Kosovës


Bashkimi Evropian e “dënon fuqishëm dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithëve për sjellje me përgjegjësi dhe përmbajtje”, ka deklaruar sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Sipas zëdhënëses Kocijançiç, Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEKS-it, për ta qetësuar situatën dhe poashtu e mbështet heqjen e barrikadave.

Ajo ka thënë se barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i misionit EULEKS në Kosovë, Nikolas Hauton, tha se dhuna nuk është rruga që duhet ndjekur.

“Ka pasur incident serioz në pikën 1, sot në Jarinë. Disa njerëz janë plagosur. Dhuna nuk është mënyra për të shkuar përpara. Njerëzit duhet të mbeten të qetë dhe të veprojnë me përgjegjësi në këtë kohë. Për njerëzit, është poashtu me rëndësi, që ta respektojnë sundimin e ligjit”, tha Nikolas Hauton.
XS
SM
MD
LG