Ndërlidhjet

Komandanti i krahut jugor të NATO-s bën thirrje për qetësi


Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Samjuell Llokllir, ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës.

“Është dëshirë e imja që situata të qetësohet dhe që qytetarët e Kosovës të abstenojnë nga dhuna, duke mbështetur një zgjidhje paqësore të krizës aktuale”, citohet të ketë thënë admirali amerikan në një komunikatë për media.

Në komunikatë thuhet se situata aktuale tek porta 1 në Jarinë mbetet e tensionuar, por nën kontroll.
XS
SM
MD
LG