Ndërlidhjet

Dhuna nuk do të tolerohet


KFOR-i gjerman në Jarinjë...
KFOR-i gjerman në Jarinjë...

Dhuna nuk është e lejueshme dhe nuk do të tolerohet, kanë deklaruar zyrtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it, në një konferencë të përbashkët që e kanë mbajtur të martën në mbrëmje, pas incidentit që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Zëdhënësi KFOR-it, Ralf Adametz fillimisht ka shpjeguar se si ka ardhur deri tek incidenti. Ai ka thënë se serbët lokalë fillimisht kanë tentuar që me një kamion të kalojnë rrethojat e vendosura nga KFOR-i, në afërsi të vendkalimit kufitar Jarinë.

Rreth orës 13 një makine civile ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Jarinës. Forcat e KFOR-it të mbështetura nga EULEX-i kanë provuar ta parandalojnë dhunën, dhe si pasojë e saj, një pjesëtar i KFOR-it është lënduar".

"Gjatë incidentit ka ndodhur një tentim për marrjen e një arme të një pjesëtari të KFOR-it. Pas kësaj, pjesëtari i KFOR-it ka hapur zjarr dhe ka plagosur personin i cili ka tentuar të marrë armën
”, deklaroi Adametz.

Deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë prej institucioneve qendrore në Kosovë.

Adametz po ashtu ka thënë se gjatë këtij incidenti, në drejtim të forcave të KFOR-it janë hedhur edhe disa mjete të improvizuara shpërthyese nga ana e serbëve lokalë.

KFOR-i është i përkushtuar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë. Jemi të bindur se shumica e popullatës e duan paqen dhe stabilitetin, por akte, siç është tentimi për marrjen e armës, janë kërëcnime serioze të sigurimit të popullatës në atë rajon”, është shprehur Adametz.

Përfaqësuesi i KFOR-it në konferencën me gazetarë, nuk ka dhënë detaje për llojet e armëve të përdorura gjatë incidentit.

Nga ana tjetër Nik Hauton, zëdhënës i EULEX-it, ka thënë se “dhuna ndaj KFOR-it dhe EULEX-it është e papranueshme. Ne e dënojmë dhunën. Është e rëndësishme që të gjithë të silleni me përgjegjësi dhe konform Ligjit”.

“Është e rëndësishme që të gjithë të silleni me përgjegjësi. EULEX-i u bënë thirrje personave të cilët kanë vendosur barrikadat që t’i largojnë ato në mënyrë që të rivendoset lëvizje e lirë në portat 1 dhe 31”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se EULEX-i, pas incidentit të së martës, do të vlerësojë rrethanat e dhunës, në mënyrë që të fillojë një hetim për atë që ka ndodhur.
XS
SM
MD
LG