Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania dënon dhunën në veri, kërkon dialog


Qeveria e Gjermanisë ka shprehur “shqetësim të thellë për pëshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës”, duke i bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që zgjidhjen ta kërkojnë në dialog.

“Përdorimi i forcës kundër ushtarëve të KFOR-it nga ana e ekstremistëve serbë, nuk është i pranueshëm”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Sipas së njëjtës, Beogradi duhet t’iu dërgojë mesazhe të qarta atyre që janë përgjegjës për shpërthimin e dhunës.

“KFOR-i dhe EULEX-i në Kosovë kryejnë detyrat e tyre në përputhje me mandatin. Zgjidhja duhet të gjendet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG