Ndërlidhjet

BE me draft-rezolutë të re kundër Sirisë


Vendet e Bashkimit Evropian kanë ribërë thirrje për sanksione të menjëhershme kundër regjimit sirian.

Draft-rezoluta e re, e hartuar nga Britania, Franca, Gjermania, Portugalia dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, përfshin kërcënimin për sanksione të ardhshme nëse regjimi i presidentit Bashar al-Asad nuk ndalon operacionet ushtarake kundër civilëve.

E njëjta dënon “shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”, ndërsa bën thirrje për fundin e menjëhershëm të dhunës.

Hartuesit e draft-rezolutës do të kërkojnë miratimin e Kinës dhe të Rusisë, gjatë diskutimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 2,700 njerëz, shumica civilë, kanë humbur jetën në Siri, prejse kanë shpërthyer trazirat në mes të muajit mars.
XS
SM
MD
LG