Ndërlidhjet

Putini zëvendëson ministrin e Financave


Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka emëruar Anton Siluanovin në postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Financave, duke zëvendësuar ministrin e deritanishëm, Aleksej Kudrin.

Putin po ashtu bëri të ditur se zëvendëskryeministri i parë, Igor Shuvalov, do të marrë përsipër detyrat e Kudrinit si zëvendëskryeministër.

Ai i tha kabinetit se “presidenti Medvedev është pajtuar me vendimin”.

Kudrin është larguar një ditë më parë, pasi i njëjti ka thënë se nuk do të shërbente në qeverinë e ardhshme të Rusisë, nëse ajo do të udhëhiqej nga Medvedevi.

Ish-ministri i Financave ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me presidentin aktual.
XS
SM
MD
LG