Ndërlidhjet

Vazhdojnë tensionet SHBA-Pakistan


Pakistani u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë së akuzuari Islamabadin për lojë të dyfishtë me militantët islamikë.

Kryeministri Jusuf Raza Gilani, duke folur për agjencinë Reuters, tha se veprimet e njëanshme ushtarake të SHBA-së për të kapur militantët e rrjetit Hakani brenda Pakistanit, do të paraqisnin shkelje të sovranitetit të vendit të tij.

Gilani nuk ka bërë me dije asnjë hap të Islamabadit për të zbutur tensionet me Uashingtonin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se “Qeveria pakistaneze duhet të marrë masa për të shuar lidhjet me rrjetin Hakani”.
XS
SM
MD
LG