Ndërlidhjet

Sulmohen 30 punëtorë


Rreth 30 punëtorë shqiptarë dhe romë, të cilët, në kuadër të një projekti të USAID-it, kanë qenë duke pastruar brigjet e lumit Ibër, janë sulmuar nga një grup serbësh, të cilët u janë afruar atyre nga ana veriore e lumit Ibër.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nga ky sulm, lëndime kanë pësuar së paku tre nga punëtorët, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë. Ai ka demantuar spekulimet se tre punëtorë të tjerë janë zhdukur.

Tre ankues, shqiptarë, të cilët janë kontaktuar nga policia, kanë thënë se një grup i personave serbë, me një automjet Opel Astra, kanë ardhur dhe i kanë sulmuar fizikisht këta, te kampi i romëve në veri. Tre persona janë të lënduar nga kontakti fizik, por jo të plagosur (me armë zjarri). Nuk është e vërtetë që tre të tjerë janë zhdukur, ashtu siç po thuhet”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se në vendin e ngjarjes ka pasur edhe të shtëna me armë dhe se policia ka gjetur një gëzhojë.

Por, sipas informatave që ka policia, zoti Hoti thotë se të shtënat nuk kanë qenë të drejtuara kah punëtorët.

Sipas tij, policia është duke intervistuar punëtorët, si dhe duke u marrë me hetimin dhe specifikimin e të dhënave që ndërlidhen me këtë ngjarje.

Ndërkaq, zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin, ka thënë se situata në barrikadat pranë vendkalimeve kufitare, është e qetë, pas incidenteve të djeshme në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Situata është ende e qetë. Nuk kemi ndryshim të situatës. Ushtarët e plagosur dje, sot janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Situata është ende e qetë. Nuk kemi ndryshim të situatës. Ushtarët e plagosur dje, sot janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shpresojmë që situata të normalizohet në këtë zonë”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin.

Ndërkaq, situatën ne veriun e Kosovës në përgjithësi si të qetë e ka përshkruar edhe Marko Jakshqi, lider politik i serbëve të veriut të vendit.

Ai thotë se kjo situatë ka mbretëruar edhe në barrikadat pranë vendkalimeve kufitare, afër të cilave kanë qëndruar disa dhjetëra serbë lokalë.

Nata ka kaluar e qetë edhe në barrikada e edhe përgjithësisht në qytet, ne veri të Mitrovicës. Nuk ka pasur probleme as në komunat tjera në veri të Kosovës”, tha Jakshiq.

Ai theksoi se nuk pret ndonjë përkeqësim të situatës, ndërkaq që serbët janë të vendosur në qëndrimin e tyre, se doganierët dhe policia kufitare e Kosovës duhet të tërhiqen nga vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë.

Ndryshe, në vendkalimin kufitar numër 1, në Jarinjë, të martën, protestuesit serbë të cilët kanë qenë pranë barrikadave, janë përleshur me pjesëtarët e forcave të KFOR-it, i cili po i siguron dy vendkalimet kufitare në veri të vendit.

Në këtë përleshje janë plagosur 4 ushtarë të KFOR-it dhe 7 protestues serbë.
XS
SM
MD
LG