Ndërlidhjet

Prishtina e Beogradi, bisedime me ndërmjetësit


Negociatorët kosovarë dhe serbë janë duke zhvilluar bisedime me lehtësuesit e dialogut në Bruksel, por nuk janë takuar ende së bashku.

Lajmi bëhet i ditur nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

“Takimi i djeshëm është shtyrë për shkak të ngjarjeve (të fundit në veri) dhe ardhjes së vonë të negociatorëve serbë. Aktualisht, ata janë në kontakt me lehtësuesin. Deri tash nuk kam lajme tjera”, tha për Radion Evropa e Lirë Maja Kocijançiq.

Raundi i radhës i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit është dashur të fillojë dje dhe të vazhdojë edhe në ditën e sotme, ku është dashur të diskutohet energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal.
XS
SM
MD
LG