Ndërlidhjet

logo-print

Kriza e borxhit, “sfida më e madhe” në historinë e BE-së


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, tha se kriza e borxhit paraqet “sfidën më të madhe” në historinë e Bashkimit Evropian.

Në adresimin e tij para Parlamentit Evropian, Baroso tha se ishte e mundur të kapërcehej kriza.

“Po përballemi me ndikime negative të një rivlerësimi global mbi rreziqet. Është përgjegjësi e jona të rindërtojmë besimin në euro dhe në gjithë unionin në tërësi”, tha Baroso, i cili theksoi nevojën e një unifikimi më të madh për mbijetesën e BE-së.

Baroso po ashtu bëri thirrje për krijimin e eurobonove dhe taksa të reja transaksioni.

Fjalimi i tij vjen në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të përballen me trazira ekonomike, ndërkohë që janë rritur shqetësimet edhe për stabilitetin e valutës euro.
XS
SM
MD
LG