Ndërlidhjet

Anulohen bisedimet Prishtinë-Beograd


Raundi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – i planifikuar të mbahej sot – është anuluar, për shkak se, siç thuhet, delegacioni i Beogradit ka kundërshtuar agjendën e paraparë.

“Dialogu nuk është zhvilluar, sepse pala serbe nuk ka qenë e gatshme për të vazhduar bisedimet”, transmetojnë agjencitë e huaja deklaratën e ndërmjetësit evropian në dialog, Robert Kuper.

I njëjti ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë kur “delegacioni serb të jetë i gatshëm për t’u riangazhuar”.
XS
SM
MD
LG