Ndërlidhjet

Kundër futjes së veriut në dialogun teknik


Refuzimi i palës serbe që raundi i shtatë i bisedimeve të shkojë sipas agjendës së përcaktuar, ka bërë që të anulohet në tërësi takimi Prishtinë-Beograd për çështje teknike, i paraparë të mbahej të martën dhe të mërkurën.

Dialogu nuk është zhvilluar, sepse pala serbe nuk ka qenë e gatshme për të vazhduar bisedimet.
Dialogu nuk është zhvilluar, sepse pala serbe nuk ka qenë e gatshme për të vazhduar bisedimet”, ka thënë përmes një deklarate për media, ndërmjetësi evropian në dialog, Robert Kuper.

Kryenegociatori serb Borko Stefanoviq ka kërkuar që ne bisedimet e sotme të përfshihet për diskutim situata në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Por, përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së që luajnë rolin e lehtësuesit të bisedimeve, kanë hedhur poshtë këtë propozim.

Situata në portat në veri të Kosovës nuk është pjesë e dialogut dhe as temë e çfarëdo negociatave të ndara me Serbinë”, ka thënë Kuper.

Në anën tjetër, shefja e ekipit negociator kosovar, Edita Tahiri ka thënë se dialogu me Beogradin nuk do të ndryshojë karakterin teknik.

Qëndrimi ynë i përbashkët i Qeverisë së Kosovës në një anë dhe i BE-së dhe SHBA-së në anën tjetër është i qartë dhe u rikonfirmua edhe sot. Dialogu do të jetë vetëm për çështje teknike dhe çështjet politike, përfshirë edhe çështjen e pikave doganore nuk do të jenë asnjëherë në agjendë. Tash i mbetet palës serbë që të përcaktohet dhe të jetë në linjë me BE-në dhe SHBA-në, apo ndoshta të tërhiqet plotësisht nga dialogu”, i tha Radios Evropa e Lirë, Edita Tahiri.

Por, homologu serb i zonjës Tahiri, Borko Stefanoviq, duket i vendosur që të mos vazhdojë më bisedimet për çështjet teknike.

Në momentin kur jemi në krizë të rëndë në veri të Kosovës, dhe në një situatë kur gjuhet ndaj qytetarëve të paarmatosur, duhet që ky problem të zgjidhet para të gjithë të tjerëve.
Në momentin kur jemi në krizë të rëndë në veri të Kosovës, dhe në një situatë kur gjuhet ndaj qytetarëve të paarmatosur, duhet që ky problem të zgjidhet para të gjithë të tjerëve. Ne kemi këmbëngulur në këtë dhe mendojmë se çdo temë tjetër duhet të presë, pavarësisht se sa është e rëndësishme. Ne duhet që ta zgjidhim këtë krizë akute të zjarrit, e cila shkakton probleme të mëdha për sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve të të rajonit”, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Stefanoviq.

Ndryshe, nuk është caktuar ndonjë datë e re për raundin e ardhshëm të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Ndërmjetësi evropian, Robert Kuper ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë kur “delegacioni serb të jetë i gatshëm për t’u ri-angazhuar”.

Por, në anën tjetër, shefja kosovare e ekipit negociator, Edita Tahiri, nuk sheh ndonjë dobi të vazhdimit të dialogut pa u zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani. Ajo bëri të ditura kërkesat e palës kosovarë drejtuar ndërmjetësit evropian Robert Kuper.

Kërkuam nga zoti Kuper, që tash e tutje procesi i dialogut dhe obligimet për zbatimin e marrëveshjeve të vendosen në një kornizë kohore, me afate dhe obligime te qarta për palët dhe të vendoset një sistem masash, stimuluese apo ndëshkuese në mënyrë që të realizohen objektivat e rezolutës së OKB për dialogun”, tha Tahiri.

Në takimin e të mërkurës është dashur të diskutohen energjia, telekomunikacioni, pjesëmarrja në forumet rajonalet si dhe zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme.

Ndërkohë, nuk është hera e parë që dialogu anulohet për shkak të palës serbe. Në muajin korrik, që anuluar po ashtu një raund bisedimesh, pasi që pala serbe nuk qe e gatshme të pranojë marrëveshjen për vulat doganore.

Kjo shkaktoi reagimin e palës kosovare, e cila ndërmori masat e reciprocitetit për produktet serbe. Për të realizuar në tërësi këtë reciprocitet u ndërmor edhe aksioni i dërgimit të doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.

Që nga ajo kohë, ka pasur incidente të vazhdueshme në veri, meqë serbët lokalë përmes barrikadave rrugore dhe formave tjera të protestës, po përpiqen që të pengojnë kthimin e kontrollit në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG