Ndërlidhjet

Vrasësi kapet pas 40 vjetësh në arrati


Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka bërë të ditur se në Portugali është kapur vrasësi i dënuar, i cili ndodhej për më shumë se 40 vjet në arrati.

Xhorxh Vrajt ishte dënuar për vrasjen e pronarit të pompës së benzinës në Nju Xhersi, më 1962, por ishte larguar nga burgu në vitin 1970.

Ai mësohet të jetë arrestuar nga autoritetet portugeze pranë Lisbonës, me kërkesë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Vrajt pritet të ekstradohet në SHBA.
XS
SM
MD
LG