Ndërlidhjet

Franca dënon dhunën ndaj KFOR-it


Franca ka dënuar dhunën e protestuesve serbë kundër forcave të NATO-s në veri të Kosovës, ndërsa ka ftuar popullatën e kësaj ane të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Bernar Valero, tha se "Parisi i mbështet plotësisht përpjekjet e misionit evropian për të siguruar kontrollet doganore në vendkalimet kufitare në veri, me përkrahjen e KFOR-it".

"Ne ftojmë autoritetet serbe dhe kosovare që, në mënyrë konstruktive, të vazhdojnë bisedimet", ka thënë Valero.

Raundi i sotëm i bisedimeve është anuluar, pasi, siç thuhet, delegacioni serb ka kundërshtuar agjendën e paraparë.
XS
SM
MD
LG