Ndërlidhjet

Kërkohet lirimi i Timoshenkos


Avokati mbrojtës i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, i ka kërkuar gjykatës ta lirojë klienten e tij nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bërjen e një marrëveshjeje me Rusinë në vitin 2009.

Juri Sukhov tha në argumentet përmbyllëse se prokurorët kanë dështuar të dëshmojnë fajësinë e Timoshenkos, ndërsa kërkoi lirimin e saj nga burgu.

Timoshenko, njëra nga figurat udhëheqëse politike të opozitës ukrainase, ishte burgosur në muajin qershor.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës ta dënojë atë me shtatë vite burg.

Timoshenko, e cila hedh poshtë të gjitha akuzat, tha se gjykimi i saj është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG