Ndërlidhjet

NATO: Do të veprojmë ndaj dhunës


Pas zhvillimeve të së martës në veri të Kosovës, misioni i NATO-s në vend, theksoi se do të veprojë edhe në të ardhmën ndaj protestave të dhunshme.

“NATO-ja njeh të drejtën për protesta dhe demonstrata paqësore e të ligjshme; sidoqoftë ngadalësimi dhe ndalja e trafikut përmes bllokadave rrugore dëmton pronarët e dyqaneve, konsumatorët dhe krijon një situatë të rrezikshme për shërbime emergjente”, citohet të ketë thënë- përmes një komunikate të KFOR-it, zëdhënësi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Ajk Skelton V.

“Kur protestat shndërrohen në dhunë dhe pengohet liria e lëvizjes, NATO-ja do të duhet të veprojë”, theksoi ai.
XS
SM
MD
LG