Ndërlidhjet

Konfiskohet sasi e madhe e drogës në Afganistan


NATO-ja bëri të ditur se trupat e saja dhe ato afgane kanë konfiskuar në jug të Afganistanit një sasi të drogës që vlerësohet se kap vlerën prej diku 350 milionë dollarësh.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë të cilën udhëheq NATO-ja, njoftoi përmes një komunikate se konfiskimi i drogës të jetë bërë gjatë një bastisjeje në krahinën Helmand gjatë së hënës.

Konfiskimi, i cili përfshin diku 100 kilogramë të heroinës, cilësohet të jetë zënia e një prej rrjeteve më të mëdha të narkotikëve që kur nisi lufta në këtë vend dhjetë vite më parë.

Zyra për Krime të Drogës e Kombeve të Bashkuara thotë se tregtia me drogë u sjell talebanëve prej 100 deri në 400 milionë dollarësh në vit.
XS
SM
MD
LG