Ndërlidhjet

Thaçi: Boshnjakët kosovarë ndihmojnë procesin e njohjes


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se komuniteti boshnjak do ta ndihmojë njohjen e shtetësisë së vendit nga Sarajeva zyrtare.

“Dëshiroj të theksoj se institucionet e Kosovës besojnë se komuniteti boshnjak gjithashtu do të jetë një urëlidhëse e fuqishme e bashkëpunimit të shtetit të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, dhe gjithashtu do të ndihmojë apo lehtësojë Sarajevën për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, citohet të ketë thënë Thaçi në një njoftim për media të lëshuar nga qeveria.

Këto komente kreu i ekzekutivit kosovar thuhet se i ka bërë në ceremoninë e organizuar në Prizren me rastin e shënimit të 28 shtatorit, Ditës së Boshnjakëve.
XS
SM
MD
LG