Ndërlidhjet

Shqipëri: Dënohet dhuna nga “bandat kriminale” serbe


Shqipëria e ka dënuar dhunën nga “bandat kriminale” serbe kundër forcave të NATO-s në kufirin Kosovë – Serbi.

“Ne i dënojmë dhe e ndjekim me shqetësim dhunën e kryer nga grupet kriminale serbe në pjesën veriore të Kosovës kundër forcave të NATO-s”, ka thënë Ministria e jashtme e Shqipërisë, në deklaratën e saj të mbëmshme.

Tirana “plotësisht i mbështet përpjekjet nga autoritetet e Kosovës për të siguruar implementimin e ligjit dhe të rendit në gjithë territorin, me bashkëpunim të fuqishëm të EULEKS-it dhe KFOR-it”, thuhet mëtutje në deklaratë.

Ministria e jashtme e Shqipërisë thekson se “shkatërrimi i strukturave paralele të udhëhequra nga bandat kriminale, që kanë për synim destabilizimin dhe sjelljen e josigurisë në këtë pjesë të Ballkanit, është përgjegjësi e qartë e Serbisë”.
XS
SM
MD
LG