Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar atë që e kanë cilësuar si “sulm të dhunshëm nga turma serbe” kundër paqeruajtësve të NATO-s, në pjesën veriore të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin e dhunshëm nga turma serbe kundër Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, më 27 shtator”, thuhet në kumtesën e Departamentit amerikan të shtetit.

Në njoftim, mëtutje, theksohet se nëntë anëtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR-it ishin plagosur në incidentin e së martës.

Ne inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që të mbesin të përkushtuara ndaj procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të inkurajuar qetësi dhe për të arritur marrëveshje, që e përmirësojnë jetën e shtetasve të zakonshëm në të dy vendet”, theksohet mëtutje në deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit.(f.b.)
XS
SM
MD
LG