Ndërlidhjet

Egjipt: Partitë kërcënohen me bojkot të zgjedhjeve


Partitë politike në Egjipt, përfshirë edhe partinë e fuqishme Vëllazëria Myslimane, janë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në nëntor, nëse sunduesit ushtarakë nuk e ndryshojnë Ligjin Zgjedhor.

Partitë po kërkojnë ndryshim në pjesën e ligjit, që nuk i lejon partitë të garojnë për një të tretën e vendeve në parlament, të cilat janë të rezervuara për kandidatët e pavarur.

Paertitë politike dëshirojnë të garojnë për të gjitha ulëset në parlament, meqë thonë se ligji aktual mund t’i lejoj personat nga ish regjimi i përmbysur i Hosni Mubarakut, të hyjnë në parlament.
XS
SM
MD
LG