Ndërlidhjet

Gjermani: Parlamenti i miratoi masat për ndihmë eurozonës


Parlamenti gjerman ka miratuar me diferencë të madhe masat që janë në favor të rritjes së autoritetit të Kapacitetit Evropian të Stabilitetit Financiar (KESF), që është një fond emergjent për ndihma vendeve me probleme financiare.

Parlamenti votoi 523 për dhe 85 vota kundër, për masat e reja, të cilat duhet të ratifikohen nga të 17-të vendet anëtare të eurozonës. Tre deputetë gjermanë abstenuan nga votimi.

Kapaciteti Evropian i Stabilitetit Financiar është një fond me 440 miliardë euro.

Ky votim në Parlamentin gjerman është parë si test madhor për kancelaren Angela Merkel, e cila para votimit e kishte përshkruar monedhën euro si “të ardhmen e përbashkët” evropiane.
XS
SM
MD
LG