Ndërlidhjet

logo-print

Interpol: Fletarrest për djalin e Muamer Gadafit


Organizata ndërkombëtare policore, Interpol, sot ka paraqitur një fletarrest për Sadi Gadafin, që është djali i liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi.

Interpoli, me seli në Lion të Francës, theksoi se autoritetet e reja të Libisë kanë kërkuar një fletarrest ndërkombëtar për Sadi Gadafin, për “dyshime për keqpërdorim të pasurisë nëpërmjet forcës dhe frikësimit me armë, kur ai ishte udhëheqës i Federatës së Futbollit të Libisë”.

Besohet se Sadi Gadafi është në Nigeri, por vendndodhja e babait të tij, Muamer Gadafi, nuk dihet.
XS
SM
MD
LG