Ndërlidhjet

Status-quo në veri


Në urën e lumit Ibër
Në urën e lumit Ibër
Autoritetet e rendit thonë se situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e pandryshuar, e qetë por me tensione të larta.

Pas incidentit të së mërkurës, kur një grup serbësh sulmuar rreth 30 punëtorë shqiptarë e romë, derisa ata po punonin në pastrimin e shtratit të lumit Ibër, ditën e enjte situata u paraqit më e qetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tregon se serbët lokalë të veriut të Mitrovicës, gjatë natës kanë përforcuar edhe më shumë barrikadën mbi urën e limit Ibër.

Diku në orët e mbrëmjes, në barrikadën e vendosur pikërisht në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, grupet ekstremiste kanë përforcuar këtë barrikadë edhe me tre kamionë të tjerë me zhavorr.
Diku në orët e mbrëmjes, në barrikadën e vendosur pikërisht në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, grupet ekstremiste kanë përforcuar këtë barrikadë edhe me tre kamionë të tjerë me zhavorr. Përforcimi i kësaj barrikade nuk paraqet ndonjë problematikë të madhe në aspektin e sigurisë. Është me rëndësi që njësitë policore, ato të KFOR-it dhe EULEX-it, kanë gatishmërinë e tyre për t’u përballuar me situatën”, deklaroi Hoti.

Edhe zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin, tha se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e qetë.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë së aktualisht vetëm po monitorohet situata.

Situata është e qetë dhe e qëndrueshme, ajo nuk ka ndryshuar. Për momentin forcat e KFOR-it janë vetëm duke e monitoruar gjendjen në gjithë territorin”, tha Martin.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se deri më tash nuk kanë ndonjë indikacion që mund të conte në tensionimin e mëtejmë të situatës.

Kurse, sa i përket incidentit në afërsi të lumit Ibër, zëdhënësi Hoti bëri të ditur se policia tashmë ka arrestuar një person të përkatësisë etnike serbe si i dyshuar për inicimin e incidentit.

Hetuesit policorë në nivel të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, kanë arritur që të ndalojnë së paku një person të përkatësisë etnike serbe, si një nga të dyshuarit e mundshëm të përfshirë në incidentin e ditës së djeshme”, u shpreh Hoti.

Me autorizimin e prokurorit publik të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, ndaj të njëjtit është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh deri në përgatitjen e paraqitjes penale ndaj tij”, tha Hoti.

Situatë më e tensionuar thuhet të jetë në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, lagje kjo e banuar me popullatë etnikisht të përzier.

Përfaqësuesi i shqiptarëve të kësaj lagjeje, Adem Mripa, tha se nga e mërkura janë shtuar masat e sigurisë në lagjen e tyre.
Mbrëmë kam biseduar me banorët, sidomos me rininë e lagjes që mos ta përshkallëzojnë situatën se ajo shkon në dëm të popullatës shqiptare.

Mbrëmë ka ardhur KFOR-i italian, karabinierët janë në mbrojtje të popullatës në lagjen e Boshnjakëve. Kështu që situata është mjaft e tensionuar pas incidentit të djeshëm që ndodhi. Mbrëmë kam biseduar me banorët, sidomos me rininë e lagjes që mos ta përshkallëzojnë situatën se ajo shkon në dëm të popullatës shqiptare”, theksoi Mripa.

Serbët e veriut të Kosovës janë shprehur të vendosur në qëndrimin e tyre, se doganierët dhe policia kufitare e Kosovës nuk duhet të qëndrojnë në vendkalimet kufitare në kufi me Serbinë.

Sipas tyre ata duhet të tërhiqen sa me parë nga vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
XS
SM
MD
LG