Ndërlidhjet

Eurostat: Regjistrimi ishte kryer në mënyrë të kënaqshme


Zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë ka kumtuar se vlerësimi i përgjithshëm i Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar (IMO), i përbërë nga Komisioni Evropian (Eurostat), Këshilli i Evropës, UNECE dhe UNSD-së, për regjistrimin në Kosovë është se ai “ishte kryer në mënyrë të kënaqshme” dhe se regjistrimi i popullësisë në Kosovë “i plotëson kushtet profesionale të transparencës, cilësisë dhe paanshmërisë”.

IMO ka vlerësuar se veprimet e regjistrimit janë në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare dhe i miratoi synimet e autoriteteve të Kosovës për të kryer regjistrimin prej 1 – 15 prill 2011.

Megjithatë, thuhet se ka pasur kufizime, pasi vetëm 34 nga 38 zonat e regjistrimit ishin të mbuluara dhe se ka pasur shenja të bojkotit të pjesëshëm në mesin e pakicave në disa zona.

IMO mëtutje thekson se e mirëpret faktin se Enti Statistikor i Kosovës i pranoi këto kufizime në publikimin e rezultateve paraprake nga regjistrimi më 30 qershor 2011.

IMO thotë se numrat janë në përputhje me shifrat e grumbulluara gjatë numërimit dhe se nuk ka rezerva ndaj të dhënave të pubkliuara.

Por, theksohet se vlerësimi përfundimtar për regjistrimin në Kosovë do të bëhet në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG