Ndërlidhjet

Siri: SHBA-të akuzohen për nxitje të dhunës


Siria i ka akuzuar sot Shtetet e Bashkuara për nxitje të dhunës kundër forcave të saja të sigurisë dhe tha se do të konfrontohet me atë që është përshkruajtur si ndërhyrje në punët e brendshme.

Në një kumtesë të Ministrisë së jashtme të Sirisë, thuhet se komentet nga zyrtarët amerikanë ishin “provë se Shtetet e Bashkuara po i inkurajojnë grupet e armatosura për të kryer dhunë kundër ushtrisë arabe të Sirisë”.

Kjo deklaratë u bë derisa raportohet se mbështetësit e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, kanë gjuajtur gurë dhe domate në drejtim të ambasadorit amerikan, Robert Ford, i cili e kishte vizituar personalitetin opozitar, Hasan Abdelazim, në Damask.
XS
SM
MD
LG