Ndërlidhjet

Erdogan mbështet Maqedoninë për emrin


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mbështet Maqedoninë në mbrojtjen e emrit të saj kushtetues, në kontestin për çështjen e emrit me Greqinë.

Në fillim të vizitës dyditore në Shkup, kryeministri turk tha se kërkesa e Athinës për ndërrimin e emrit, është e pakuptimtë.

“Ne e dimë se ju nuk mund të hiqni dorë nga e drejta për emrin tuaj, që është e drejtë kushtetuese dhe shumë e natyrshme, prandaj ne këtë e mbështesim, ndërsa qëndrimin e Greqisë e konsiderojmë si të pakuptimtë dhe të padrejtë ”, ka deklaruar Erdogan pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kryeministri turk premtoi gjithashtu investime turke në Maqedoni dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve në 1 miliard dollarë.
XS
SM
MD
LG