Ndërlidhjet

logo-print

Kuper viziton Beogradin


Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, do të vizitojë Beogradin në fillim të javës së ardhshme, ka thënë kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.

Sipas këtij të fundit, me diplomatin evropian "nuk do të bisedohet vetëm për problemet në dialog, por edhe për atë se si të zgjidhet kriza akute".

"Iniciativa jonë, pavarësisht kritikave, është pozitive dhe ka vetëm një qëllim: të gjejë atë kalimin e ngushtë, nëpër të cilin duhet të kalojë Serbia, duke mbrojtur integrimet e saj evropiane dhe, në të njëjtën kohë, duke vazhduar dialogun me Prishtinën dhe duke siguruar të drejtat e serbëve në Kosovë", ka thënë Stefanoviq.

Ai ka deklaruar se bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë, sepse, sipas tij, "ato janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e vendkalimeve në Bërnjak dhe Jarinë".
XS
SM
MD
LG