Ndërlidhjet

Rritet çmimi i naftës


Çmimet e naftës në bursat botërore janë rritur në rreth 82 dollarë për barel, pas vendimit të Gjermanisë për të mbështetur ndihmën për Greqinë dhe Eurozonën.

Nafta në bursën e Nju Jorkut është shtrenjtuar për 53 centë, në 81,74 dollarë për barel, ndërsa në Londër, brendi i Detit Verior për dërgesat e nëntorit, është shtrenjtuar për 59 centë, në 104,40 dollarë.

Çmimi i naftës në fillim të kësaj jave është rritur dukshëm për shkak të raporteve që thonë se BE-ja po drejton më mirë krizën e borxheve.

Analistët thonë se çmimi i naftës së papërpunuar do të vazhdojë të ndryshojë, për shkak të paralajmërimeve se ekonomia botërore mund të zhytet në recesion të ri.
XS
SM
MD
LG