Ndërlidhjet

Timoshenko këmbëngul në pafajësi


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, ka këmbëngulur në pafajësinë e saj gjatë fjalimit para gjykatës.

Timoshenko, duke iu adresuar sallës së gjyqit të mbushur me mbështetës, gazetarë dhe diplomatë të huaj, ka akuzuar presidentin Viktor Janukoviq për “linçimin” e saj.

Timoshenko akuzohet për tejkalim të autoritetit të saj në nënshkrimin e një marrëveshjeje për importin e gazit natyror me Rusinë, në vitin 2009.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se gjykimi është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG