Ndërlidhjet

SHBA vë sanksione ndaj komandantit të Hakanit


Thesari i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj komandantit të dyshuar të rrjetit terrorist Hakani, i cili ka lidhje me talbianët.

Sipas Qeverisë amerikane, Abdul Aziz Abasin është emëruar guvernator i talibanëve në qarkun Orgun të Afganistanit, ka komanduar luftëtarët talibanë dhe ka ndihmuar në udhëheqjen e kampit terrorist të trajnimit.

Departamenti i Thesarit po ashtu ka vënë sanksione ndaj disa financuesve të dyshuar të talibanëve.

Masat përfshijnë ngrirjen e aseteve financiare brenda SHBA-së.
XS
SM
MD
LG