Ndërlidhjet

Australi: U refuzua kërkesa e “kapetan Draganit”


Ish komandanti serb, Dragan Vasilkoviq, i njohur si “kapetan Dragani”, i akuzuar për krime të luftës në Ballkan, e ka humbur betejën e tij juridike që të mos ekstradohet nga Australia në Kroaci, pasi një gjykatë në Kanbera e ka refuzuar kërkesën e tij.

I akuzuari Vasilkoviq, 56 vjeçar, ishte arrestuar nga policia në Australi, në vitin 2006, për dyshime se gjatë konfliktit në ish Jugosllavi, i ka torturuar dhe vrarë ushtarët dhe civilët kroatë dhe gazetarët e jashtëm, kur ai ishte komandant i një njësiti paramilitar serb, gjatë luftës në Kroaci, në fillim të viteve të 90-ta.

Dragan Vasilkoviqi i ka hedhur poshtë akuzat.

Tash, vendimi përfundimtar për ekstradimin e tij në Kroaci, duhet të merret nga Ministri për çështje të brendshme të Australisë, megjithqë Vasilkoviq, brenda 28 ditësh, mund të apeloj në gjykatën më të lartë të Australisë.
XS
SM
MD
LG