Ndërlidhjet

Medvedev. Epilogu i votimeve nuk është caktuar paraprakisht


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se fati i zgjedhjeve në Rusi nuk është i paracaktuar, nga vendimi i tij për tërheqje në favor të Vlladimir Putinit.

Në një intervistë që do të transmetohet sonte në Rusi, Medvedev tha se njerëzit do “të vendosin nëse ata e mbështesin një forcë të veçant politike apo jo”.

Në Kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 24 të këtij muaji, Dmitri Medvedev tha se ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në muajin mars dhe e propozoi Putinin, që aktualisht është kryeministër, që të garoj për president.
XS
SM
MD
LG