Ndërlidhjet

BE kërkon lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi


Liderët e Bashkimit Evropian kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë në Bjellorusi, përmes deklaratës së përbashkët që kanë lëshuar në Samitin e Partneritetit Lindor, i cili zhvilloi punimet në Varshavë.

Liderët e 27 vendeve kanë shprehur shqetësimin e thellë për përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit në Bjellorusi”.

Deklarata po ashtu bën thirrje për “fundin e shtypjes së shoqërisë civile dhe të mediave, si dhe për nisjen e dialogut politik me opozitën”.

Bjellorusia ka bojkotuar samitin në fjalë, duke akuzuar organizatorët për “hapa diskriminues ndaj Minskut, me mosthirrjen e presidentit Aleksander Lukashenko”.
XS
SM
MD
LG