Ndërlidhjet

Daçiq paralajmëron anulimin e Paradës së Homoseksualëve


Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, paralajmëroi anulimin e Paradës së Homoseksualëve, nëse vazhdojnë kërcënimet kundër saj.

Mediat serbe citojnë atë të ketë folur për “masa të shtuara dhe serioze” të sigurisë, në prag të organizimit.

Parada e Homoseksualëve pritet të fillojë të dielën në qendër të Beogradit. Rreth 5,000 policë, përfshirë forcat speciale, do të kujdesen për sigurinë, për shkak të kërcënimeve për dhunë nga grupet ekstremiste.
XS
SM
MD
LG