Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Populli e pëlqen Putinin


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka ripërsëritur se nuk do të kërkojë një mandat të dytë, duke thënë se “populli e pëlqen më shumë Vladimir Putinin”.

Medvedev tha se Putini dhe ai ndajnë të njëjtat qëllime, porse “Putini ka mbështetje më të gjerë publike”.

Ai mohoi se epilogu i zgjedhjeve presidenciale është caktuar paraprakisht.

“Zgjedhja është bërë nga populli. Dhe, këto nuk janë vetëm fjalë boshe. Është absolutisht e vërtetë. Çdo politikan apo forcë e tij politike mund t’i humbasë zgjedhjet. Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë në historinë e vendit tonë dhe të vendeve tona. Askush nuk është i garantuar me asgjë. Si mund të jetë e paracaktuar? Le të vendosë populli”, tha Medvedev.

Medvedevi dhe Putini kanë njoftuar fundjavën e kaluar se Putini do të kandidojë për president në zgjedhjet e marsit, ndërsa Medvedevi do të bëhet kryeministër.
XS
SM
MD
LG